Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Vajza e shkrimtarit publikon shënimin e Dritëro Agollit për mikun gazetar të pushkatuar: E fshehur në çantën me dryn e kode që ne fëmijët…

11:14 / January 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elena agolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli ka publikuar një foto të një miku të babait të saj, me një shënim nga mbrapa.

Sipas saj, Fadil Kokomani ka qenë një bashkëstudent dhe mik i Dritëroit, i cili ishte një i dënuar politik në burgun e Spaçit për 16 vite. Më pas ai u pushkatua së bashku me gazetarin Vangjel Lezho. Vajza e Dritëroit shpjegon se kjo foto mbahej në një çantë me dryn e kode, e fshehur mes gazetave dhe shënimeve të të atit.

“Fadil Kokomani , bashkëstudent dhe mik i Dritëroit , për disa vite gazetar në Radio Tirana (vitet 1958-1963) pas kthimit nga BS , i dënuar me burgim në Spaç për 16 vjet, si i dënuar politik dhe më pas pushkatuar së bashku me gazetarin dhe mikun tjetër Vangjel Lezho.

Kjo foto me shënimin në anën e prapme të saj mbahej në atë çantën me dryn e kode, e fshehur mes gazetave e shënimeve të babit, çantë e cila ishte e paarritshme për ne. Kjo zonë e paarritshme ishte në dhomën e gjumit të prindërve e aty mbaheshin gjërat sekrete që syri ynë kurioz nuk duhej t’i shihte. Së bashku me Tanin, vëllain, e kishim kuptuar që pëshpërimat e prindërve ose veprime që tradhtonin sinqeritetin e tyre të komunikimit me ne, dëshmonin ekzistencën e një qoshku të tillë në apartamentin tonë në Rrugën e Dibrës apo rrugën e Barrikadave siç edhe thirrej shpesh …

“Shokut tim të jetës e të universitetit, Dritëro nga Fadili . Le të kujtojë kjo fotografi , Dritëro , jetën tonë në B.S , gëzimet ndoshta dhe zënkat e vogla -por të ndreqëshme -tonat . Le të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të shoqërisë tonë .

Fadili”, shkruan vajza e Dritëro Agollit Elona Agolli.

Dritëro Agollit Elona Agolli Fadil Kokomani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.