Gjon Radovani është një nga arkitektët shqiptar më të njohur të kohës sonë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kontinente të tjera. I lindur në Shkodër, Radovani ka lënë gjurmë me veprat e tij arkitekturore në shumë vende të botës, ndërkohë që në Shqipëri do të jepte kontributin e tij edhe si zëvendës ministër pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban në Shqipëri.
Lexo edhe :
Related Posts
Një vend të veçantë tek ai zë edhe Gjermania, ku pas studimeve atje, është bashkëthemelues dhe drejtor i studios arktitekturore: “Architektur Stadtplanung Design” në Stutgart, si dhe anëtar i “Dhomës së Arktitektëve të Landit Baden-Ëürttemberg”.
Në një intervistë për “Vendi Im” me Edlira Prendin, arkitekti Radovani tregon se si bashkë me disa kolegë të tij ndihmoi në Afrikën e Jugut. “Kur jam kthyer herën e parë prej Afrikës së Jugut, të gjithë kolegët dhe grupi vendosën që ta ndihmojmë me projekte, sidomos ata që kishin dalë nga një situatë shumë e rëndë. U detyruam të formojmë një shoqatë pasi Mercedesi donte ta ndihmonte këtë projekt dhe dhuroi rreth 2 mijë kompjutera në atë kohë që nuk mund të merreshin privatisht. Që atëherë lindi shoqata që funksionon në 2-3 kontinente”, thotë ai.
Edhe pse është një dashamirës i të resë, arkitekti Radovani thotë se globalizimi po vjen dhe me pasojat e tij, sikurse janë dhe humbja e identitetit të shumë qyteteve. “Globalizmi me gjithë të mirat që ka, ka dhe të këqijat e veta që ndonjëherë për nevojë shpejtësie, ka mbërritur me shumë identitete. Po të krahasoni përshembull rrugët kryesore të metropoleve europiane, pothuajse janë duke u kthyer t ë gjitha të njëjta. Kjo është negative se u heq identitetin qyteteve, e sheh jo vetëm në Evropë, por i gjen si në Neë York, si në Pretoria ose Vancuver. Ato qytete që kanë mbërritur dhe kanë pasur atë stofin intelekstual, të paktën kanë ruajtur zonat e vjetra në të cilat mund të lexohet pak historia e qytetit. Qyteti është një identitet organik, I cili mund të definohet vetëm si ndërthurje e sistemeve”, thotë ai.
Radovani shprehet i lumtur që në vendin tonë ka mundur të realizojë disa projekte interesantante, ndërsa të tjera janë ende në zhvillim. “Në Shqipëri kam pasur projekte dhe kam, mendoj interesante. Një prej objekteve kanë qenë kisha, si abacia e Oroshit, pastaj me franceskanët në Shkodër, projekti i Muzeut Franceskan. Është projekti i Kampit të Përqëdrimit të Tepelenës me të cilin kemi bërë dhe shumë aktivitete si kulturore dhe politike. Projekte shumë interesante që do të tërheqin shumë vizitorë dhe do të ishin magnete të një turizmi kulturor”, deklaroi ai.