Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mevlan Shanaj: Xhanfise Keko, regjisore e madhe jo vetëm shqiptare

10:25 / January 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mevlan Shanaj

Ajo me filmat “Kur xhirohej një film”, “Beni ecën vet”,”Tomka dhe shokët e tij” ka befasuar kritikën botërore! Dhe ja pra ky personalitet artistik, në jetën e përditshme ishte një ndër gratë më të zakonshme të Tiranës! Për mua që kishim miqësi mbeti “Grua e çuditshme”Për sa kohë jemi takuar në mjedise të ndryshme, kryesisht familjare, nuk dhe nuk bëri regjisoren në asnjë bisedë! Më bënte përshtypje kjo mënyrë e jetës së saj!

Në ato vite ajo u bë Mbretëresha e filmit për fëmijë! Në atë rrugë u fut gradualisht duke dhënë film pas filmi modelin e madhështisë krijuese! Mendoni ishte në konkurencë me burrat më të zëshëm të ekranit! Nuk di se si rridhnin gjithë bisedat për filmat e realizuar apo që kishte nëpër duar ! Tregonte për realizimet e saja natyrshëm si një vazhdim ndodhie duke hequr në çdo rast magjinë e filmit! Mënyra e tregimit të Xhanos ishte aq miqësore si një bisedë familjare dhe me thjeshtësi sikur tregonte si për një shëtitje, apo një mbjellje të një peme, apo si për një ngjarje fëmijësh apo si për një drekë apo darkë mes miqësh, apo sikur sapo lexonte një libër!

Çudi që në të gjitha rastet që tregonte ashtu natyrshëm të mbushte me aq jetë ta nguliste në mendje sa nuk e harroje kurrë!Kujtoj miqësinë e Xhanos me Natashën, i shikoja si dy mike të thjeshta që nuk kishin aspak dukjen e artisteve, por si dy mike të mira që diçka po shtynin për më tej në kafene si një vazhdim i pandalshëm! Në mënyrën me njerëzoren Xhanua regjisore tregonte hallet e Xhanos nënë, grua, nuse, vjehrë dhe ti ndiheshe bëheshe pjestar i afërt i ” halleve” të saja! Magjia e saj qëndronte te thjeshtësia dhe sinqeriteti!

Pas ndarjes me të me dhjetra herë vazhdonim bisedën si një bashkëbisedim që të linte qetësia e timbrit të ngrohtë! Shumë herë e kemi konsideruar me Natashën mike të këshillave familjare që të bënin mirë si ai ilaçi që të jep paqe pa e kuptuar! Kishte një lloji përralle jete në filmat e saja! Kemi qenë së bashku me Natashën , të privelegjuar të merreshim me jetën e Xhanos tonë, për ta përjetësuar në dokumentarin”Koha e pelikulës” një titull që përfaqësonte më së miri këtë personalitet! Besoj ju kujtohet, inaugurimi i Kinostudios, vajza me gërshërë në dorë më 1952 ishte Xhanfise Çipi Keko!

Kur iku Xhanua nga Kinostudio, iku dhe pelikula së bashku me shumë çka nga prodhimi i filmit në Shqipëri! Filmat vazhdojnë, ja sapo lexoja se ” Taulanti kërkon një motër” qenka shfaqur me sukses nëpër botë! Vazhdon Xhanfise Keko të jetë nëpër kenematekat botërore si një zbulim! Në fund të jetës, pas ikjes fatale të Dorit, na ftonte nëpër lokalet apo restorantet ku e kishte çuar Dori! Një ditë na tha: Ja duke ardhur nëpër këto vende që më sillte Dori, sikur çmallem me të!

Po Xhano, edhe ne gjatë kohës që merreshim me dokumentarin tënd, edhe çmalleshim edhe përmalleshim! Një mall që gjithë ” personazhet e tu të rritur, e ruajnë.Ti nuk e di, por “arrakati” që të donte ndoshta më shumë se gjithë të tjerët Tomka, ( Enea Zhegu) na ka ikur! Sa shumë shqiptarë të kujtojnë sot, që nuk ka më filma për fëmijë! Monumentin më të bukur ja ke krijuar gruas regjisore si një model përjetësie!Ti ishe qielli dhe toka e ëndrrave të fëmijëve!

Mevlan Shanaj Xhanfise Keko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.