Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

”Jam dhunuar, por e dua”, dëshmia e gruas së Jetnorit. Vajza: Babi ka vënë kamera te koka e krevatit

13:30 / January 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jetnor zhaboli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jetnor Zhaboli kishte kthyer banesën në një burg për më shumë se një viti e gjysmë. Bashkëshortja jetonte e monitoruar me kamera të instaluara në të gjithë banesës, si edhe jashtë saj, si edhe është dhunuar psikologjikisht e fizikisht nga 35-vjeçari, por nuk e ka denocuar të shoqin për shkak se e donte. Gruaja të cilën do ta identifikoj me shkronjën E, në prani të psikologut tha se “prej një viti e gjysmë jetoj si në burg”. “Jam dhunuar dhe jetoj si të isha në burg, por nuk e kam kallëzuar burrin, pasi unë e dua atë”.

“Kam një vit e gjysmë që jetoj në shtëpi e monitoruar nga kamera. Nuk dal dot vetëm. Jetnori më mban të izoluar në banesë. Ka kamera të lëvizshme në banesë, ka bllokues valësh. Kamerat e lëvizshme, ai mi vë tek komodina e dhomës dhe kur fle gjumë jam e monitoruar, jam e kontrolluar cdo moment. Më ka hequr telefonin”, iu tha E., hetuesve në gjendje të rënduar psikologjike.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1706304670 Screenshot10
    ''Burgosi'' familjen, 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin

Edhe në momentin kur policia trokiti në derën e familjes Zhaboli, vajza e mitur dhe 2 gratë, gruaja dhe nëna e Jetnorit nuk mundeshin të dilnin nga izolimi. “Ne nuk kemi çelës”, iu thanë oficerëve. Jetnori e kishte mbyllur derën nga jashtë dhe ishte larguar për të çuar në kopësht djalin e vogël. E, kishte humbur ndërkohë edhe kontaktet me familjen e saj.

“Gjatë kësaj kohe unë nuk di asgjë për familjen time, pasi ai më ka ndërprerë komunikimet”, tha ajo mes lotësh. “Nuk kam asnjë dokument identifikimi, pasi mi ka marrë Jetnori. Këtë tmerr e përjetoj prej një viti e gjysmë dhe nuk mundem më”,-shtoi më tej ajo. Gruaja tha për hetuesit, se ai nuk kishte qenë asnjëherë më parë i dënuar, as përdorues lëndësh narkotike dhe nuk gjente shpjegim sesi kishte përfunduar në këtë pikë. Jetnori nuk pranonte as të kurohej, sepse nuk pranonte se ishte sëmurë.

“Ai nuk merr medikamente, pasi asnjëherë nuk ka pranuar se ka probleme shëndetësore”, tha E. Nëna e Zhabolit doli në krah të nuses së djalit. Ajo tha se E., është një grua e jashtëzakonshme dhe se i biri që kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, e kishte izoluar dhe e dhunonte.

“Për E nuk kam asnjë ankesë. Është e rregullt, besnike. Prej më shumë se një viti Jetnori ka filluar me probleme shëndetësore emocionale, dhe mendore mund ta themi. Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në muret e banesës, përgjime. Për këtë shkak ka bërë kontrolle me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë gjë. Jetnori ka probleme, pasi në banesë nuk ka zhurma, janë sajesa të tij. E kam djalë, pikën time të dobët, por duhet ta pranoj më keqardhje se Jetnori ka probleme emocionale, që mund te shkojnë edhe mendore”.

Shumëkush mund të thotë, përse nuk e kuruan, përse se denoncuan. Do duhej të ishte denoncuar, por problemet e shëndetit mendor, fillimisht janë të vështira për tu kuptuar, e kalvari që vjen me pas është rraskapitës. Aq rraskapitës sa E,. kishte menduar edhe vetëvrasjen. /Panorama/

Jetnor Zhaboli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.