Gjykata Kushtetuese, ka marrë vendimin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Lexo edhe :
Related Posts
Mësohet se Kushtetuesja ka miratuar marrëveshjen, duke votuar 5-4, në favor të marrëveshjes “Rama- Meloni”.
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot (29 janar) kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.
Ndërkohë, dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy apstenime projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë.
Kujtojmë se marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.
Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.