Ilnisa dhe Rike patën përballjen më të ashpër në spektaklin e të martës në mbrëmje, ku nuk munguan akuzat dhe ofendimet ndaj njëra-tjetrës.
Shkak u bë raporti që vajzat kanë me Meritonin.
Rike i sqaroi Ilnisës se nuk ka asnjë gjë më Meritonin përveç shoqëri. Ndërsa Ilnisa “e akuzoi se shkon me të gjithë”.
Rike Roçi: Mua më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje, sepse Meritoni mund të ketë relacion me Ilnisën sa herë të dojë sepse unë Meritonin e kam vetëm shok, vërtet e kam shumë xhan, por mund të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk e di si i futesh ti atij në krevat si shoqe apo si dashnore, zgjidheni vetë mes njëri-tjetrit se akoma nuk është kuptuar kjo gjë.
Ilnisa: Do e kuptosh dalëngadalë siç do kuptosh gjëra të tjera…
Rikja: Bëj çfarë të duash me Meritonin sepse unë nuk kam lidhje fare, është vetëm realcion shoqërie.
Ilnisa: Dalëngadalë do të të vijë behari dhe ty.
Rikja: I ngrite prapë puplat ti se dole e preferuara e publikut? Se i ule për një kohë dhe i ngrite prapë.
Ilnisa: Deri tek puplat mund të flas me ty, se pas puplave nuk kemi se çfarë themi bashkë.
Rikja: Unë nuk jam problemi midis juve dhe Meritoni mund ta konfirmojë se çfarë jemi ne.
Ilnisa: Kjo shkon me të gjithë Ledjon. Shkon me Romeon, fut spicat edhe në lidhjet e tjera…
Rikja: Të kesh turp që thua një gjë të tillë.
Ilnisa: Kjo është shoqja e të gjithëve dhe armikja e të gjitha gocave që mund të kenë një…
Rikja: Unë me të gjitha gocat shkoj mirë, vetëm përveç teje. Ti je duke plasur nga inati, inshallah të merr. Ti vetëm Merin ke shoqe asnjë tjetër.