Renis Fajzolli është qëlluar me armë zjarri në Athinë, ku ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit, në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos.
34-vjeçari ka mbetur i plagosur me tre plumba në bark. Pas plagosjes ka marrë makinën e tij dhe ka arritur që të shkojë deri tek një patrullë policie që të kërkojë ndihmë. Ai është dërguar në spitalin e Giorgos Gennimatas, kku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave.
Lexo edhe :
Related Posts
Autorët kanë hipur në një mjet, më pas i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë dhe plumbat e kanë kapur në zonën e barkut. Hetimet e policisë për zbardhjen e ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa ende nuk dihet asgjë mbi autorët, pasi pas plagosjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

