Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike

13:03 / October 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës ka parandaluar një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, që dyshohet se lidhej me hakmarrjen për vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, ngjarje e ndodhur më 9 korrik 2026 në Kurbin.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argos”, është arrestuar një 37-vjeçar, vëllai i viktimës, i identifikuar si Emanuel Gehard, me alias Basha dhe Lika, sipas njoftimit të policisë.

Sipas uniformave blu, 37-vjeçari, banues në Kurbin dhe me precedentë kriminalë, lëvizte me një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane.

Automjeti u ndalua nga policia në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një armë zjarri automatike tip “Skorpion”, me një krehër që përmbante 16 fishekë luftarakë.

Policia dyshon se arrestimi ka parandaluar një vrasje të planifikuar për hakmarrje, të lidhur me ekzekutimin e 40-vjeçarit në muajin korrik.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas monitorimit të situatës kriminale dhe ndjekjes së ngjarjeve të mëparshme.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kurbin parandalohet Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vjeshta në rivierën shqiptare

11:25 / October 13, 2026

Dhunohet mjeku në Mirditë, goditet me sende të forta nga tre persona të maskuar

10:59 / October 13, 2026

Shpërthehet me eksploziv automjeti i avokatit Idajet Beqiri, nuk dihen ende motivet

09:56 / October 13, 2026

Shpërthim me tritol në Fier, dëmtohet dera e një subjekti

08:39 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.