Gjykata e Posaçme shtyn për në 16 shkurt seancën paraprake ndaj Arben Ahmetajt për çështjen “Buka sha”. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit.
SPAK-u rendit një sërë shkeljesh që janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizimin e Buka e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald”, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi.
Lexo edhe :
Related Posts
Edhe pse trashëgimtari legjitim i pronës prej 7680 m2 në tokën gjithsej prej 30 mijë metrave katrorë në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku ndodhej edhe fabrika Buka me 6370 m2 e saj, ia kujtonte vazhdimisht me shkresa vendimet e gjykatave Ahmetaj asnjëherë nuk e ndali procesin e ankandit kur në fundore përfitoi biznesmeni Lirim Fezollari, me të cilin sipas SPAK kishte njohje të gjatë.