Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Realizoi makinën e parë shqiptare me vlerë 1.7 mln euro! Njihuni me Qëndrim Thaçi, djalin me rrënjë nga Mirdita

11:48 / February 3, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1706957190 ediramaqendrimthaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Illyrian Pure Sport” 1250 kg e rëndë, me motor 950kuaj fuqi dhe 375 km/orë, 45 gradë pistonat. Mediat thonë se kjo makinë do të një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Kjo është makina e parë e prodhuar nga një shqiptar nga Prishtina por me rrënjë nga Mirdita, Qëndrim Thaçi. “Illyrian Pure Sport” u prezantua në fund të janarit ndërsa sot ka nisur prodhimi i saj.

I ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës në Kosovë, jetoi për disa vite nëpër kampe dhe më pas në Torino gjeti dhe punoi fort për pasionin që i lindi kur ishte fëmijë. Atëherë kur rastësisht goditi me top Ferrarin 40 milionë euro të Enco Ferrarit. Atë ditë i tha babs: Unë do bëhem dizanj makinash? Ndërsa u përball me mosbesimin e të atit përballë ëndrrës së një fëmije.

“Ikëm në Itali për të shpëtuar jetën nga lufta. Prishtinë, Hungari, Slloveni, jetuam në kamp për 5 vite, më pas në Trieste (Itali) Babai im donte që unë të bëhesha doktor. Por unë e doja artin e muzikën, siluetën e makinës.

Një ditë kur isha fëmijë, po luaja godita me top një Ferrari mclaren, 40 milionë euro. Nuk e dija çfarë ishte. Enco Ferrati më tha: E di çfarë godite? Shko pak më prapa e shiko çfarë godite. Pashë një siluetë fantastike Ferrari 250 .. u dashurova. Kur u ktheva ithashë babës do realizoj makina. Ec… ec..!

Aty nisi ideja. Atë makinë doja të ndërtoja. Kishte shkolla për dizanj për makinat por babai më tha jo se është humbje kohe. Në 2008 ikëm në Gjermani. U bëra dentist. Më pas i thashë babs do sheh të gjitha shtëpitë dhe u futa të realizoj makinën”

Si është e mundur një djalë që vinte nga një familje që s’kishte lidhje fare me makinat ta realizonte?

Kam fituar besimin duke mbyllur gojën, kam hapur veshët e sytë. Kam dëgjuar simfoninë e zanit, ngjyrën e zanit, gjuhën e trupit të njerëzve. Duke dëgjuar njerëzit me eksperiencë të ndryshme në kompani. Kam punuar për disa kompani për makinat. Kam parë të gjitha analizat e makinave më të shpejta në botë, prekja defektet që bënin. Thoja do ndërtoj makinën sipas atyre skicave dhe të mos përsërisja gabimet që bëheshin dhe të nxjerr makinën perfekte. E bëra vetë të gjithën.

Filozofia e tij e punës: Mos bëj gabimet e të tjerëve

Vizionin tënd nuk mund ta shohë askush. Lind. Kur vizatoj unë ndjej frymën e ajrit, modeloj makinën dhe ia kaloj inxhinierisë për të verifikuar se ku kam gabuar unë dhe mësoja nga gabimet. Kur vjen momenti që ti ke punë me gabimet që kanë bërë të tjetër nuk ke pse ti bësh ti edhe një herë. 10 vjet vizatime. Të kuptosh gabimet e tjerëve nëse bën të njëjtin gabim humb kohë. Kjo makinë nuk ka defekte.

Si u kthye nga dizanj në makinë?

Fitova besimin e doktor Fabio Rauson i cili ka çertifikatën e prodhimit të makinave. Makina tashmë është në prodhim. Prodhohet në Torino por do të doja të prodhohej në dy shtetet tona

Çmimet kush ia vë makinat?

Unë

Ka interes për blerje?

Ka pasur shumë. Janë mbyllur kërkesat. Makina është e limituar, 27 copa në të gjithë botën. Vlerën ia kam caktuar unë edhe pse e di se nuk ka për të qëndruar aq ulët sa tani. Pasi të prodhohen 27 copë do bëhet një version tjetër. Duam që makina të jetë ekstremisht ekskluzive.

Thaçi pritet që në vijim të reklamojë automjetin e parë shqiptar në një turn ë mbarë në mbarë botën ndërsa çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro, në bazë të specifikave.

Qëndrim Thaçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026

Qeveria kufizon zhurmat në zonat bregdetare, miratohen nivele të reja decibelësh për sezonin turistik

13:03 / July 28, 2026

Raporti i DASH: Shqipëria objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani dhe Rusia, vlerësohen edhe protestat e fundit

12:33 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.