Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shoqata e autoshkollave pezullojnë aktivitetin në mbarë vendin, shkak rritja e çmimit të patentave

10:42 / February 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1707125293xhead patentat frame 0 380
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqata kombëtare e autoshkollave kanë pezulluar aktivitetin në të gjithë vendin, pas vendimit të Drejtorisë së Transporteve për të rritur çmimin e pajisjes me leje drejtimi.

“Kryesia e shoqatës kombëtare të autoshkollave, duke marrë një vendim për bojkotin të të gjitha shërbimeve pranë drejtorisë së Transportit rrugor, pasi veprimet e saj bien ndesh me disa elementë të një transparence mbi këto lloj shërbimesh. Ajo që është më kryesorja, mosinformimi i grupit të interesit, veprim të cilin nga ana ligjore e ka të detyrueshëm që 30 ditë përpara se të aprovohet një shërbim detyrimisht duhet të njihet grupi i interesit për procedurën e veprimit.

Këtu bëhet fjalë për ndryshimin e tarifave. Edhe sot që ne flasim, që ka hyrë në fuqi ky vendim, në të gjitha drejtoritë rajonale, autoshkollat si grupe interesi në mënyrë indirekte janë të cenuara nga ky lloj veprimi. Cenimi kryesor vjen si rezultat i mosinformimit. Sot ne nuk dimë akoma sesi është kjo lloj procedure shërbimi.

Si qytetar, disa nga këto rritje nuk qëndrojnë. Autoshkollës i është rritur shërbimi në disa aspekte. Konkretisht, një kandidat për leje drejtimi të kategorisë B, përpara se të regjistrohet pranë autoshkollës, duhet të prezantojë pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor një pagesë 1 mijë lekë të reja që lidhet me autorizimin e shërbimit për trajtimin e teorisë. Drejtuesi i mjetit i nënshtrohet anës teorike. Automatikisht, ai duhet të prezantohet pranë këtij institucioni ditën që e ndjen veten të aftë për teorinë, duke iu shtuar një tarifë shërbimi 1 mijë lekë të reja”, thotë Beja.

Shoqata kombëtare e autoshkollave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.