Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Horoskopi javor, zbulo shenjën tënde

13:51 / February 5, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Mërkuri në Ujor do të ndriçojë zonën tënde të miqësisë, duke të të nxitur të krijosh lidhje më të bukura dhe më të thella me njerëzit e tu të dashur. E mërkura sjell një raport të ri mes Uranit dhe Afërditës dhe të orienton në çështje të reja në karrierën tënde, ndërsa Hëna e re në Ujor të motivon të bashkohesh me komunitetin dhe miqtë e tu.

Demi

Mërkuri do të hyjë në Ujor dhe ti do të ndikohesh, pasi zona e mençurisë do të jetë në vëmendje. Shpejt, optimizmi dhe shpresa do të dominojnë javën tënde, për të të bindur të manifestosh dëshirat e tua. Hëna e re në Ujor të thotë të përqendrohesh te karriera, liria dhe bashkëpunimet që mund të kesh në të ardhmen.

Binjakët

Udhëtim të mbarë, Binjak! Mërkuri në Ujor do të ndriçojë aspektin e aventurës, duke të të fuqizuar komunikimin dhe duke të të zgjeruar horizontin. Afërdita dhe Urani do të të mbështesë në punë dhe në tematikat që lidhen me intimitetin, kurse Hëna e re në Ujor të nxit të presësh më shumë bileta për udhëtimet që ke qejf të bësh.

Gaforrja

E vërteta është në dorën tënde, Gaforre. Gjatë ditës së hënë, Mëkuri do të shkojë në Ujorin unik dhe ti do të kesh më shumë dëshirë të jesh autentik dhe t’i lidhësh emocionet me mendimet e tua. Si rrallëherë do të kesh balancën tru-zemër dhe kjo është një javë speciale për ty. Hëna e re e Ujorit të premten, të motivon të kesh qëllime më të mëdha, sidomos në lidhje me raportet e tua.

Luani

Kjo javë është një triumf për ty. Mërkuri do të hyjë në Ujor dhe zona e negociatave do të shkëlqejë nga bashkëveprimi mes Plutonit dhe Mërkurit në të njëjtën ditë. Do të kesh një strategji më të mirë për punën. Hëna e re në Ujor përqendrohet te romanca dhe dashuria që do të japësh dhe të marrësh.

Virgjëresha

Bëj hapa të vegjël dhe merre me ngadalë. Ndonjëherë, është shumë mirë që të ecësh në ritme më të mirëmenduara, nëse do të shkosh larg. Qasja jote është më strategjike gjatë kësaj jave dhe kjo do të të ndihmojë me synimet, konkluzionet dhe ëndrrat e këtij viti.

Peshorja

Fol nga zemra, e dashur Peshore! Të hënën, Mërkuri do të bëjë të pamundurën për të të dhënë kurajo dhe për të të ndihmuar të ndash me të tjerët ëndrrat dhe emocionet e tua. Më në fund, do të arrish të emërosh ndjesitë e tua. Hëna e re në Ujor të fton të kërkosh më shumë mbi gjërat që të frymëzojnë dhe që të bëjnë më kreativ.

Akrepi

Ti e di që shtëpia, jo domosdoshmërisht është një banesë, ndonjëherë është një person, i cili të përqafon dhe të ngroh zemrën. Gjatë kësaj jave, do të kërkosh “shtëpinë tënde” dhe do të arrish ta gjesh përmes aftësive të tua në komunikim, ndërsa Hëna e re të lidh edhe më shumë me shtëpinë, familjen dhe gjërat që të përkasin.

Shigjetari

Nëse diçka të shqetëson, thuaje! Mërkuri të thotë që të fokusohesh më shumë në komunikim dhe së bashku me Plutonin fuqizon dëshirat dhe ndjesitë e tua. Afërdita dhe Urani, nga ana tjetër, të frymëzon të jesh një person më i saktë me fjalët që thua. E gjithë kjo javë lidhet me bisedat, ndaj edhe Hëna e re do të ndriçojë aspektin e komunikimit, bisedimit dhe dëgjimit.

Bricjapi

Lëre gjuhën e trupit tënd të flasë, Bricjap! E hëna sjell Mërkurin në Ujor dhe kjo të nxit t’i kushtosh më shumë rëndësi trupit tënd dhe dëshirave të tij. E mërkura lidhet me një bashkëpunim mes Afërditës dhe Uranit, për të të ndihmuar të shprehësh veten në mënyrën më të mirë.

Ujori

Gëzuar ditëlindjen, Ujor! Mërkuri në shenjën tënde formon një lidhje me Plutonin dhe të krijon më shumë mundësi. Je gati të çlirohesh nga e shkuara dhe ca sjellje që nuk të sjellin më të mira në jetën tënde. Hëna e re të premten, të bën të reflektosh mbi të gjitha dëshirat e tua, që të kuptosh se ç’të duhet për të qenë versioni më i mirë i vetes.

Peshqit

Merr një pushim dhe kupto se një bashkëpunim mes Afërditës dhe Uranit do të sjellë disa shanse që do të mundësojnë një tërheqje më të madhe për shërimin dhe dëshira e tua. Hëna e re në Ujor të premten, do të përqendrohet pikërisht në çlirimin nga e shkuara, shërimin dhe intimitetin.

Horoskopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Horoskopi, 21 korrik 2026

08:19 / July 21, 2026

Horoskopi, 20 korrik 2026

07:51 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.