Dy të rinj janë arrestuar nga forcat ”Shqiponja”, kjo pasi gjatë një kontrolli në banesë u janë gjetur 1 kg e 500 gramë kokainë.
Envis Gorellari, 37 vjeç, dhe Fatjon Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre i identifikuar si B.K.
“Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë”,-njofton policia.
