Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri mbërriti në sallën ku ishte planifikuar që të mbahej mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por nuk është lejuar që të futet brenda nga deputetët e opozitës. mes tij dhe deputetëve të Rithemelimit ka pasur një debat.
Debati Gjiknuri-Noka:
Lexo edhe :
Related Posts
Gjiknuri: Doni Reformë Zgjedhore?
Noka: Thuaj kryetarit tënd nuk bën dot asgjë me opozitë të emëruar. As ti, as Edi Rama nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot.
Gjiknuri: Hajde futini brenda, hajde të dëgjojmë shoqërinë civile. Çfarë opozite e emëruar, a je aty brenda…
Noka: A ke qenë në opozitë ti? Ke pas bashkëkryetarin, ku e kam unë bashkëkryetarin?
Gjiknuri: Kush e solli bashkëkryetarin? Ju e keni sjell…
Noka: Ta solli Rama, e ke emëruar ti…
Gjiknuri: Mulo mos bërtit. Keni vendos ta bllokoni prapë.
Më pas, Oerd Bylykbashi që PD-ja e Rithemelimit kërkon që të jetë bashkëkryetar në vend të Alibeajt, foli për mediat. ”Teoria e konsensusit nuk vlen më. Ai kërkon numra në parlament, që të marrë zgjedhjet. Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullave të barabarta. Që të ndalohet ndërhyrja e shtetit në zgjedhje. Kush guxon të blejë votën të marri dënimin e merituar. Rama këto nuk i do, ai kërkon ta mbyllë me atë që ka bërë marrëveshje, Lulzim Basha. Ky komision është ndërtuar veçmas asaj që kërkon rregullorja. Ky komision duhet të shërbejë për të zgjidhur krizën, por Rama kërkon një krizë tjetër shtesë që të harrohen skandalet. Ajo që është për të ardhur keq është që me kërkesë të atyre që ka emëruar për të qenë pjesë e opozitës, përjashtohen deputetët e tjerë se mbajnë pankarta në sallën e kuvendit. Ai nuk i do në mënyrë që t’i plotësohen kushtet për të miratuar ato që duhen”.