Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri sherr me demokratët: O Mulo, ju nuk doni Reformë Zgjedhore. Noka: Alibeajn ta solli Rama, ti e emërove

13:13 / February 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 06 130854
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri mbërriti në sallën ku ishte planifikuar që të mbahej mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por nuk është lejuar që të futet brenda nga deputetët e opozitës. mes tij dhe deputetëve të Rithemelimit ka pasur një debat.

Debati Gjiknuri-Noka:

Lexo edhe :

Related Posts

  • berisha bardhii
    ''E morët në qafë Berishën'', debati në grupin e PD-së, Sula: Ka të drejtë Lindita! Salianji: Ngujim ose grevë urie
  • Screenshot 2024 02 06 124158
    Deputetët ''çajnë'' bllokadën, zënë karriget në Komisionin e Zgjedhores. Në sallë mungojnë anëtarët e PS dhe Alibeaj
  • berisha bardhii
    Grupi i Berishës dhe Bardhit sërish me skenar për të bllokuar Reformën Zgjedhore, thërrasin mbledhje
  • 202402061144154689lk
    Nikolla takon Ambasadoren në detyrë të OSBE, vlerëson bashkëpunimin e misionit me Kuvendin
  • Screenshot 2024 02 06 121102
    VIDEO/ Mblidhet Komisioni i Zgjedhores, Garda po pengon deputetët e PD-së që të futen në sallë

Gjiknuri: Doni Reformë Zgjedhore?

Noka: Thuaj kryetarit tënd nuk bën dot asgjë me opozitë të emëruar. As ti, as Edi Rama nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot.

Gjiknuri: Hajde futini brenda, hajde të dëgjojmë shoqërinë civile. Çfarë opozite e emëruar, a je aty brenda…

Noka: A ke qenë në opozitë ti? Ke pas bashkëkryetarin, ku e kam unë bashkëkryetarin?

Gjiknuri: Kush e solli bashkëkryetarin? Ju e keni sjell…

Noka: Ta solli Rama, e ke emëruar ti…

Gjiknuri: Mulo mos bërtit. Keni vendos ta bllokoni prapë.

Më pas, Oerd Bylykbashi që PD-ja e Rithemelimit kërkon që të jetë bashkëkryetar në vend të Alibeajt, foli për mediat. ”Teoria e konsensusit nuk vlen më. Ai kërkon numra në parlament, që të marrë zgjedhjet. Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullave të barabarta. Që të ndalohet ndërhyrja e shtetit në zgjedhje. Kush guxon të blejë votën të marri dënimin e merituar. Rama këto nuk i do, ai kërkon ta mbyllë me atë që ka bërë marrëveshje, Lulzim Basha. Ky komision është ndërtuar veçmas asaj që kërkon rregullorja. Ky komision duhet të shërbejë për të zgjidhur krizën, por Rama kërkon një krizë tjetër shtesë që të harrohen skandalet. Ajo që është për të ardhur keq është që me kërkesë të atyre që ka emëruar për të qenë pjesë e opozitës, përjashtohen deputetët e tjerë se mbajnë pankarta në sallën e kuvendit. Ai nuk i do në mënyrë që t’i plotësohen kushtet për të miratuar ato që duhen”.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.