SPAK-u ka kërkuar marrjen në pyetje të ish-ministrit Fatmir Mediu për dosjen ”Gërdeci”. Seanca e radhës në GJKKO do të mbahet në 21 shkurt. Vetë Mediu duke komentuar edhe mos paraqitjen e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, kërkoi që dëshmitarët mos të pyeten.
“Në këtë proces gjyqësor, prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj. Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen me fushën e veprimtarisë së Ministrisë. Secili të vijë e të mbajë qëndrim mbi punën e ministrisë. Mos zgjedhin heshtjen sepse me dëshmitë duhet të hidhen dritë. Do konsultohem me avokatët, kam pritur mbi 16 vite që të pyetem nga prokuroria, por nuk ka denjuar të më pyesë mbi çështjen”, u shpreh ai.
Gjykata urdhërojë policinë të gjejë dëshmitaren Anjola Agolli, sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi. Gjykata ka kërkuar gjithashtu përsëritjen e fletëthirrjes për Mihal Deljorgjin dhe Dritan Minxolli.
