Një serial i ri televiziv ka bërë bujë në Turqi. ”Dilber” po ngjall reflekset konservatore të audiencës televizive turke me fustanet zbuluese dhe kërcimet sensuale.
Seriali ka nisur të transmetohet vetëm javën e kaluar dhe tashmë po rrëmben vlerësimet pasi është diçka që nuk shihet shpesh në Turqi.
Sipas SKAI-t, reagime ka bërë edhe partneri konservator i Erdoganit, Devlet Bakhceli, i cili flet për një komplot, ndërkohë që qytetarët i kërkojnë ESR-së turke ndalimin e serialit ose ndryshimin e kohës së transmetimit.
