Gjykata e Tiranës do të japë këtë të mërkurë masën e sigurisë për 34-vjeçarin, i cili burgosi gruan në banesë dhe e ruante me kamera sigurie. Asqeri Mandri, pasi kishte ardhur nga Gjermania kishte shfaqur sjellja dhune ndaj bashkëshortes së tij, të cilën përveçse e mbyllte në shtëpi dhe ruante me kamera, edhe dhunonte në sy të katër vajzave. Ka qenë vetë gruaja që ka denoncuar në Polici për dhunën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Kodër Institut të Tiranës.
Zërat në kokë duket se ia kishte futur nëna e tij, e cila jetonte me nusen. Nëna e tij pranon se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz. Në një intervistë për mediat, nëna e 34-vjeçarit thotë se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë.
”Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”. Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit. “Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.
E ”burgosura” thotë se burri i kërkonte llogari për gjithçka. “Ishte xheloz, më kërkonte llogari për gjithçka. Para 8 muajsh, iku në emigrim dhe prej andej u bë i dhunshëm”. Nëna e katër fëmijëve thotë se nuk mund të punonte, pasi 34-vjeçari nuk e lejonte. “Nuk më lejonte shkoja lija në punë, por nga ana tjetër më kërkonte para”, shprehet gruaja.
