Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mund të rroni ju e jo fëmijët”, Prokuroria: Gjyqtarja Arnisa Këlliçi e shkroi vetë letrën. Merret e pandehur

14:50 / February 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 10 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pretendimet e gjyqtares Arnisa Këlliçi ngritën në këmbë polici, prokurori dhe KLGJ mbi 2 javë më parë. Ajo tha se ka marrë një letër kërcënuese për veten dhe për familjen. E për këtë arsye, Komisioni për Mbrojtjen e Magjistratëve miratoi kërkesën për mbrojtje të posaçme për një periudhë 3-mujore nga Garda.

Por nga hetimet rezulton se gjithçka ka qenë krijim i vetë gjyqtares Këlliçi. Është Prokuroria e Tiranës që thotë se letra kërcënuese është shkruar nga vetë ajo.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1704474570 policiaeshtetit
    Sajoi kërcënimin me letrën anonime, KLGJ pezullon gjyqtaren Arnisa Këlliçi

“Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallëzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimentale, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja Arnisa Këlliçi”, njoftoi prokuroria.

Qëllimi sipas Prokurorisë së Tiranës ka qenë që Arnisa Këlliçi të merrte përfitime që në fakt nuk i takojnë.

Për këtë arsye, ajo është marrë e pandehur për 2 akuza “Kallëzim të rremë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Skema e gjyqtares ka nisur më 20 Janar, ku ajo është paraqitur në Komisariatin numër 3 në Tiranë dhe ka bërë një kallëzim. Ajo ka pretenduar se i ka ardhur një letër me anë të postës.

“E dashur gjyqtare Arnisa, keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”, shkruhej në të.

Gjyqtarja thotë se e ka gjetur letrën në zyrën e saj në tavolinën e punës mbi dosje, e cila ishte futur në një zarf. Gjyqtarja ka pretenduar se pasi e ka lexuar e ka futur në kasafortë.

“Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë përdorur emrat e fëmijëve të saj”, njoftoi prokuroria.

Megjithatë ka qenë akti i ekspertimit grafik që ka vërtetuar se autorja e letrës ishte vetë ajo. Prokuroria shpjegon se ka vënë në dijeni Këshillin e Lartë Gjyqësor për faktet e mësipërme.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe aktet do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit.

Më herët është raportuar se gjyqtarja dyshonte një prokuror se fshihej pas kërcënimeve. Lidhur me këto pretendime, prokurori në fjalë reagoi duke thënë se e vërteta do të dilte shumë shpejt.

Arnisa Këlliçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.