Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Iu deshën  8 vite dhe 700 mijë shkrepëse për të ndërtuar kullën Eiffel, i refuzohet rekordi Guinness

20:18 / February 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eiffeli shkrepse 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një francez i cili ndërtoi një kopje të kullës Eiffel duke përdorur mbi 700.000 shkrepëse thotë se përpjeket e tij janë refuzuar nga Rekordet Guinness.

47-vjeçari Richard Plaud kaloi 8 vite dhe 4200 orë duke strukturuar 706.900 shkrepëse për të ndërtuar objektin më të lartë në botë të përbërë prej tyre, i cili arrin në 7.19 metra.

Kjo do të mjaftonte për të thyer rekordin e vitit 2009 të libanezit Toufic Daher i cili përdori 6 milionë shkrepëse për kopjen e kullës Eiffel me lartësi 6.53 metra.

Pasi përfundoi veprën e tij më 27 dhjetor, Plaud kishte dërguar një aplikim te Rekordet Guinness i cili u refuzua pa asnjë kontroll.

image 6

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se vendimi ishte një “zhgënjm i madh” dhe renditi arsyet e kompanisë për ta refuzuar punën e tij. Plaud thotë se struktura duhet të ndërtohet nga shkrepëse që janë në treg dhe nuk kanë maja të kuqe që marrin flakë si dhe nuk duhet të “priten, thyhen ose deformohen deri në pikën ku nuk dallohen më” që janë shkrepëse.

47-vjeçari tha për një media franceze se e nisi kullën me shkrepse të blera, por u lodh duke prerë majat e tyre një nga një kështu që kontaktoi fabrikuesin kryesor që shkopinjtë të dërgoheshin në kuti 15 kilogramëshe.

Ai shton se nuk e dinte që kjo do e skualifikonte nga thyerja e rekordit botëror. “Më thoni që 706.900 shkopinj të ngjitur së bashku një nga një nuk janë shkrepëse? Dhe janë tepër të prerë për t’u dalluar?”, shkroi Plaud për kriterin tjetër.

Gjithsesi ai e prezantoi projektin e tij përpara 4000 njerëzve dhe mori vlerësime prej tyre. Plaud nuk  e di se ç’do bëjë me të. Shpresa e tij ishte që ta prezantonte në Lojërat Olimpike në Paris, por organizatorët i thanë se “nuk ka mjaftueshëm hapësirë”.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe ekipi i Rekordeve Guinnes. Ata kanë pranuar se janë treguar pak “të ashpër me aplikimin” dhe do ta kontaktojnë Plaud sërish për të parë se ç’mund të bëhet, edhe për projekte të tjera të ngjashme.

700 mije shkrepse Guinness kulla eiffel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.