Banorët e ”Unazës së Re” janë zhvendosur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, me thirrjet: Lironi çunat tanë. Dhuna dhe përplasja e sotme mes Forcave të Rendit dhe banorëve të Astirit, ndodhi vetëm se këta të fundit, protestuan duke penguar kalimin e kryeministrit Edi Rama në këtë zonë. Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët por edhe ish-deputetë të PD-së.
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e burgut. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në komisariatin numër 6. Balliu së bashku me 5 banorë të Astirit u shoqëruan në polici gjatë ditës së sotme.

