Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

”Hajde se ka vdekur Gaqo”, fqinja që pa 81-vjeçarin: Ishte i mbytur në gjak, po rënkonte

11:36 / February 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 08 113331
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

81-vjeçari Gaqo Tili, i cili jeton i vetëm pasi nuk ka fëmijë dhe grua, u gjet mes gjakut dhe me plagë në kokë, pasi mëngjesin e sotëm në banesën e tij u futën hajdutët. Një fqinjë e të moshuarit nga Korça, tregon se dera ishe hapur dhe e gjetën të moshuarin shtrirë, të mbuluar nga gjaku.

Në ato momente ai po rënkonte dhe menjëherë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Sipas saj shtëpia e tij ishte në kaos dhe çdo cep ishte i mbuluar nga gjaku. Gaqo sipas tyre jeton vetëm pasi i kishte vdekur gruaja, nuk kishte fëmijë dhe nuk ishte një njeri problematik apo konsumator i alkoolit.

”Ishte i shtrirë, i mbytur në gjak. Ne e lajmëruam policinë bashkë me komshijen. Jam në të njëjtin kat me zotërinë, por nuk dëgjuam asnjë gjë. Nuk ishte njeri që pinte, vetëm për qejfin e tij shumë pak. Nuk dilte nëpër lokale dhe shoqërohej vetëm me të pallatit. Jetonte vetëm, gruaja i ka vdekur dhe nuk ka asnjë fëmijë dhe asnjë njeri tjetër. Një motër e kishte të moshuar, më të madhe se veten e tij. Ishte i gjakosur në të gjithë trupin nga fytyra e poshtë.

Në mëngjes pas orës 7:00 vjen komshija dhe na troket në mur me shumë shpejtësi. Dal unë dhe më thotë hajde se ka vdekur Gaqoja. Dera ishte e hapur, kur e shohim ishte i tëri i shtrirë, i mbuluar nga gjaku dhe kaq. Lajmëruam ambulancën. Hymë brenda dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak në të gjitha anët. Zotëria rënkonte. Morëm edhe ambulancën dhe spitalin. Tani na thanë që është rëndë në spital”,-tha ajo.

Gaqo Tili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik

12:54 / October 12, 2026

E rëndë në Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, ashensori pëson shkëputje, vdes i mituri

10:30 / October 12, 2026

Në kërkim që prej vitit 2001, arrestohet në Nju-Jork Valentin Ftoni.

19:24 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.