Pasi PS-ja i rrëzoi amendamentin për Kosovën, pra që qeveria Rama ti japë 50 milion dollarë ushtrisë, Lulzim Basha tha se amendamenti i tij u rrëzua falë teatrit politik, siç ai quan kaosin e Rithemelimit. Gjatë konferencës për shtyp, Basha theksoi edhe se PS po përdor këtë teatër politik për të kaluar prej katër muajsh ligjet pa diskutim.
“Nuk pati mundësi për të kërkuar llogari, për të vënë para përgjegjësi, as [për të shprehur se ku qëndron opozita në raport me hallet e njerëzve. Ky teatër do ishte i pamundur nëse një pjesë e deputetëve të opozitës do vendon interesat e njerëzve se atyre vetjake.
Ka katër muaj që kalohen pa diskutime. Sot është kaluar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Për një kohë të gjatë jemi mësuar që dok të tilla ti konsiderojmë punë rutinë, nuk është vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera që u dehën nga suksesi i zgjerimit të NATO-s”,-tha Basha.
