Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkim degësh te Shkencat, shkak numri i ulët i studentëve

14:18 / February 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bulevardi 23 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën nëntë degë studimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, gjatë viteve të fundit kanë rrezikuar edhe mbylljen për shkak të numrit të ulët të studentëve, ndërsa ndërhyrja përmes bursave prioritare nuk dha efektin e pritur. Në këto kushte, ministria e arsimit ka vendosur bashkimin e degëve duke nisur me ‘Kimi Farmaceutike’, ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike’ të cilat do të aktivizohen gjatë vitit të ardhshëm akademik.

“Janë dy programe të reja bachelor, të cilat tashmë janë miratuar në fazën e parë nga MAS për hapjen në vitin e ri akademik 2024-2025, ‘Kimi Farmaceutike’, dhe ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike’, dy programe të cilat do të zgjojnë interesin e të rinjve dhe gjimnazistëve”, ka thënë Manastirliu.

Ristrukturimi i programeve të studimit do të zgjerohet edhe në programet master, ku problematika më e madhe shfaqet te mungesa e interesit për mësuesinë.

“Po përballemi me mungesë të mësuesve në shkollat tona dhe kjo ndërhyrje është shumë e nevojshme”, shprehet Polikro Dhoqina, shef i Departamentit të Fizikës.

Numri i kufizuar i studentëve prej vitesh tashmë vërehet në 40 degë, të cilat janë shpallur edhe prioritet kombëtar duke u nisur nga rëndësia që ato kanë për ekonominë e vendit, por nuk tërheqin interesin e të rinjve.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.