Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Skënder Minxhozi / Reforma zgjedhore dhe shkëmbimi i zjarrit mes Bashës e ambasadorëve

21:17 / May 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Skënder Minxhozi/

Si të ishin në një procesion religjioz, ambasadorët kryesorë të akredituar në Tiranë, janë paraqitur sot në mbledhjen e parë të komsionit parlamentar të reformës zgjedhore. Asgjë nuk ka qenë e rastësishme në këtë prezencë të dendur diplomatike. Një mesazh i drejtpërdrejtë dhe deri edhe brutal, në mbështetje të asaj reforme elektorale që nuk avancoi thuajse asnjë centimetër këto vite, kryesisht për shkak të qëndrimit të tërhequr të opozitës. Ashtu siç ndodhi vite më parë me një tjetër reformë e cila u krye vetëm me votat e shumicës: reformës administrative.

Mesazhi i Tiranës ka acaruar ujrat 120 milometra më në Veri, në Shkodër, aty ku Lulzim Basha s’e ka mbajtur dot mllefin ndaj gjestit të Ndërkombëtarëve. “Kam një mesazh për ata që janë ulur bashkë me Damian Gjiknurin, që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënar demokratët: Zonja dhe zoterinj, ai nuk është komisioni i reformës zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit me shokë. Asnjë produkt i tyre nuk përbën gjë tjetër veçse një turp. Nuk e njohim, nuk do ta njohim, mos harxhoni kohën kot”, u shpreh Lulzim Basha, në një replikë të qartë me listën e gjatë të diplomatëve të SHBA e vendeve kryesore evropiane. Një shpërthim që tregon sesa i lartë është aktualisht tensioni mes opozitës zyrtare dhe komunitetit ndërkombëtar.

Një përballje si kjo vjen në momentin më delikat të mundshëm politik të muajve të fundit. Në fund të kësaj jave opozita do të humbë edhe afatin e fundit të regjistrimit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Basha dhe Kryemadhi vijojnë të përsërisin vendimin për të mos hyrë në zgjedhje, duke lëshuar përmes zyrtarëve të tyre mesazhe kërcënuese edhe për vetë procesin elektoral të qershorit.

Zgjedhjet lokale qenë një “viktimë” e papritur e krizës së mandateve. Megjithëse thelbi i përplasjes prek formalisht vetëm pushtetin qëndror, takimi elektoral i 30 qershorit i ka komplikuar dukshëm zhvillimet në Tiranë dhe në qendrat kryesore urbane të vendit. Janë orë të ethshme për politikën shqiptare, por kryesisht për opozitarët që qeverisin bashki jo të vogla si Shkodra, Kamza etj.

Nuk kërkon aftësi të madhe parashikuese që të kuptosh se krerët bashkiakë në këto qytete po kalojnë nëpër dilemën egzistenciale të largimit të imponuar nga gara. Jo më kot Lulzim Basha sulmoi sot zgjedhjet dhe reformën zgjedhore nga Shkodra. Duhet parë sesi i ka pritur në heshtjen e saj këto deklarata, Voltana Ademi apo të tjerë pretendentë potencialë për kreun e bashkisë Shkodër.

Në këtë klimë konfrontimi të hapur rreth zgjedhjeve, prezenca e trupës së diplomatëve në takimin e komisionit të reformës zgjedhore hedh në rrëmujën e krizës një mesazh të thjeshtë dhe të qartë: pushteti ndërrohet vetëm përmes zgjedhjeve dhe përmes marrjes pjesë në proceset reformuese.

Në anën tjetër, kjo prani ambasadorësh shënon edhe një gjest tjetër legjitimues të ndërkombëtarëve ndaj Rudina Hajdarit dhe deputetëve të tjerë opozitarë. Një sinjal i qartë edhe ky se arbitrat joshqiptarë të krizës shqiptare vijojnë të mos ndryshojnë qëndrim, megjithëse kanë kaluar thuajse tre muaj nga hyrja në krizën e mandateve parlamentare.

Skënder Minxhozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

(Pa)Mundësia si alternativë politike…

10:44 / July 13, 2026

Revolucionarizohet edhe Fevziu

13:01 / July 11, 2026

Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm!

20:55 / July 10, 2026

Ligësia e Patridiotëve

12:09 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.