Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një video ku tregon punën që po bëhet për shtiminin e kilometrave të kanaleve kulluese dhe vaditëse në Fier.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, thekson edhe se kjo është një domosdoshmëri për fermerët për të garantuar rritjen e cilësisë të kulturave bujqësore.
”MIRËMËNGJES dhe nga puna për shtimin e kilometrave të kanaleve kulluese dhe vaditëse në Fier, si një domosdoshmëri për fermerët për të garantuar rritjen e cilësisë të kulturave bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
