Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

120 mijë euro që të vriste gruan, SPAK-u çon në Gjykatë dosjen e Bengasit. Zbardh edhe skemën

10:04 / February 9, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alban bengasi scaled 1200x896 transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK-u bën me dije se ka çuar në gjykatë dosjen për ish-avokatin Alban Bengasi i cili pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij, Blerta Ruçi. SPAK zbardh dhe gjithë skemën çfarë ndodhi më 30 janar 2020 në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë. Kush ishte pororistësi, kush mori porosinë dhe kush e ekzekutoi.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi sot se ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.75/5, të vitit 2024, dhe përcolli në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesën me objekt “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.75/5”, në ngarkim të të pandehurit Alban Bengasi, akuzuar për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më datë 30.01.2020, ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, në momentin kur shtetësja Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj me targë AA 282 DI, është dhunuar nga një person, i cili e ka goditur shumë herë me grushta në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

Konkretisht, i pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Nga hetimet është evidentuar përfshirja në krim edhe e një personi tjetër, shok i të bashkëhetuarit Elio Bitri, i paidentifikuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit pasi ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilin është larguar i bashkëhetuari Eljo Bitri nga vendi i ngjarjes.

Këta shtetas kanë bashkëvepruar në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke e shtrirë në kohë dhe vende aktivitetin e ndjekjes së të dëmtuarës nga vepra penale, si dhe duke patur një ndarje të qartë rolesh në kryerjen e veprës penale.

alban bengasi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.