Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ngritur dyshime të tjera në lidhje me deklaratat ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili tha në një intervistë të pak ditëve më parë se “shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit”.
Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha u shpreh se sipas tij, “llahtaria që tha Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë të keqe që ne nuk e dimë, mund të lidhet me vrasje apo murosje apo zhdukej që ne nuk dimë asnjë”.
Sipas ish-kryeministrit, deklarata e Arben Ahmetajt mund të lidhet me firmosje në dokumente me revole të vëna pas kokës.
“Llahtaria që tha Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë të keqe që ne nuk e dimë, mund të lidhet me vrasje apo murosje apo zhdukej që ne nuk dimë asnjë, mund të lidhet me firmosje të vendosura në dokumente me revole të vëna pas kokës, që ne nuk dimë asgjë”, tha Berisha.
