Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme disa nga zhvillimet më të fundit në Shqipëri, por edhe në rajon, ndërsa u ndal edhe për kufinjtë Kosovë-Serbi. Në një intervistë te “ABC Neës” me gazetaren Mirela Milori, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli për marrëdhënien e tij aktuale me kryeministrin Edi Rama. Bushati shprehet se marrëdhënia e tij me Ramën është ridimensionuar dhe bisedat mes tyre nuk lidhen më me politikën e jashtme, por për çështjet organizative të partisë. Ditmir Bushati është pyetur dhe për një qejfmbetje të përfolur shpesh në opinion kohët e fundit me kryeministrin.
Mirela Milori: Do të doja një opinion për vizitën e Presidentit Aleksandër Vuçiç , do të doja një opinion, qëndrimin etij në lidhje me Kosovën, deklarata të ashpëra nga njëra anë, por nga ata tjetër thotë është një realitet…si e shihni vizitën e tij në Tiranë nesër?
Bushati:Nesër dhe pasnesër në Tiranë zhvillohet Samiti i Brdo Brijuni që është një iniciativë e përbashkët e Sllovenisë dhe Koroacisë, më vjen mirë që kjo nismë po mban një takim në Tiranë sepse në një mënyrë a një tjetër e sjell Tiranën në focus të zhvillimeve rajonale dhe në këtë kontekst nuk shoh ndonjë risi të veçantë nga prania e Presidnetit të Serbisë nesër.
Mirela Milori: Ndoshta është konteksti që i jep peshë..?
Bushati:Por përsa i përket qëndrimit të Vuçiçit mund të them që nuk e kam parë asnjëherë avancimin e Shqipërisë, Kosovës apo popullit shqiptar në përgjithësi në kurriz të një kombi apo një populli tjetër në rastin në fjalë të Serbisë.
Mendoj që kultivimi i marëdhënive të mira midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet që të vazhdojë sepse janë dy vende kyçe për stabilitetin rajonal, por nga ana tjetër Serbia nuk mund të pretendojë marrëdhenie të mira me Shqipërinë për sa kohë vazhdon agresionin diplomatik ndaj Kosovës.
Në Serbi ka një realitet interesant dhe ka një ndarje detyrash ndërmjet disave që janë zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin trajtat e komedianëve.
Gjithashtu në Serbi ka një politikë që unë e kam konsideruar si “politika e lisharësit” pasi Serbia ja lejon vetes që të ulet në disa karige në të njëtën kohë.
Nga njëra anë pretendon dhe kërkon që të jetë anëtare e BE dhe nga ana tjetër thotë që do të duhet që të konsultohet me Presidentin e Rusisë apo me atë të Kinës se çfarë qëndrimi do të mbaje në raport me dialogun me Kosovën.
Kësaj qasje të Serbisë është rasti qe në ti përgjigjemi në mënyrë asimetrike duke vijuar linjëzimine politikes së jashtme dhe të qëndrimeve me BE dhe duke u konsultuar me aletat kryesor strategjik për çështje të rendësishme.
Nuk bie dakort me ata që merren, analizojnë dhe kritikojnë Vuçiçin për qëndrimet e që mban.
Ai është Presidenti i Serbise, është në të drejtën e tij që të flasë dhe të mbrojë interest e shtetit që përfaqëson dhe në disa raste duhet thënë që presidenti serb ka mbajtur qëndrime kurajoze, siç ishte edhe qëndrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neojugosllave që na dëmtojnë.
Milori: Është folur për një qejfmbetje me kryeministrin…
Bushati: Nuk kam asnjë qejfmbetje. Nuk kam lindur ministër. E kam thënë dhe herë tjetër që ministri është thjesht një qiraxhi në zyrën e shtetit. Para se të isha ministër i jashtëm, dhe besoj që për çdokënd është një nder që të shërbesh në atë pozicion të lartë, kam qenë dhe jam politikan. Kam rreth 10 vite që jam në parlament dhe që nga 2011 jam anëtar i Kryesisë së PS. Drejtoj një qark të rëndësishëm me të cilën më lidh edhe e kaluara ime. Para se të futesha në politikë jam përpjekur për të qenë një zë në shoqërinë civile.
Milori: Po për marrëdhënien me PS-në?
Bushati: Për mua s’ka asnjë qejfmbetje. Pra për mua është e rëndësishme që të luftoj për disa ide dhe pikëpamje. Jo në çdo rast idetë apo pikëpamjet që kam mbrojtur mund të kenë qenë idetë apo pikëpamjet që më pas janë përkthyer në politika shtetërore, por nga ana tjetër kjo është logjika e çdo familje politike e çdo qeverie. Kam qenë i respektuar nga kolegët dhe kryeministri në ushtrimin e detyrës që kam mbajtur. Nuk ka asnjë ftohje, por ka një ridimensionim të marrëdhënieve. Kjo ky ridimension i marrëdhënieve vjen nga fakti që unë nuk jam më pjesë e kabinetit qeveritar. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm në çdo vend të botës kanë një marrëdhënie të ngushtë për shkak të intensitetit të punës. Vetëm vitin e kaluar ne arritëm deri te vendimmarrja e qershorit për procesin e bisedimeve për anëtarësim, mbyllëm një pjesë të mirë të çështjeve që ishin pjesë e paketës me Greqinë dhe për herë të parë na u dha besimi nga vendet anëtare e OSBE për të drejtuar këtë organizatë në 2020. Të gjitha këto procese nuk do ishin bërë dot nëse nuk do të kishte një komunikim dhe një mbështetjen nga ana e kolegëve apo mbi të gjitha nga ana e kryeministrit. Pa nënvlerësuar në asnjë çast shërbimin e jashtëm për ti dhënë dhe përgjigjen shteruese shqetësimit që u ngrit, e kam thënë dhe në parlament, është nga të pakta institucione që i ka rezistuar mbrapshtive politike në këto 30 vite, aty ka gra dhe burra prej të cilëve kam pasur nderin të mësoj. Dhe besoj se janë aq dinjitoz sa do të vazhdojnë ti shërbejnë vendit me të njëjtin përkushtim. Këto marrëdhënie sot për sot janë ridimensionuar, sepse drejtoj një qark politik dhe në kuptimin politik në fjalës në raport me problematikat që ka qarku dhe çështjet organizative, marrëdhënia është normale qoftë me forumet, qoftë me kryetarin e partisë.
Milori: Keni kohë pa u takuar me Ramën?
Bushati: Takohemi në mbledhjet që bëjmë, qoftë në mbledhjet e përjavshme të kryesisë ose kur ka një çështje që lidhet.
Milori: E kërkon mendimin tuaj për politikan e jashtme?
Bushati: Jo s’kemi bërë asnjë bisedë për politikën e jashtme që nga dita që unë s’jam në ministër. Por kjo marrëdhënie është ridimensionuar përsa i përket çështjeve organizative dhe politike të partisë, veçanërisht në qarkun që unë mbuloj.
