Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli injoron SHBA-në, përgatitet për pushtimin e Rafah-së. Egjipti nis tanket në kufi

12:33 / February 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5871s 27 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së për të mos e bërë një gjë të tillë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të përgatitet për të evakuuar civilët nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara se shteti hebre të nisë atje një ofensive të zgjeruar kundër Hamasit.

Rreth 1.5 milionë palestinezë janë mbledhur në Rafah për të kërkuar strehim nga operacionet luftarake izraelite në pjesën tjetër të Rripit të Gzës. Washingtoni e paralajmëroi më herët Tel Avivin se pushtimi i Rafah-së do të ishte një “katastrofë”, e shqetësim shprehën edhe  BE-ja dhe OKB-ja, ndërsa sipas Reuters, Egjipti ka nisur 40 tanke dhe autoblinda në gadishullin e Sinait, si pjesë e masave për të forcuar sigurinë në kufirin me Gazën.

Grupet e ndihmës thonë se është e pamundur që të evakuohen të gjithë personat nga qyteti kufitar. Netanyahu u kërkoi zyrtarëve ushtarakë dhe atyre të sigurisë të “paraqesin në kabinet një plan të kombinuar për evakuimin e popullsisë dhe shkatërrimin e batalioneve” të Hamasit. Argumenti i dhënë prej tij është se e konsideron të pamundur arritjen e qëllimit të kësaj lufte pa eliminuar grupin militant. Hamasi, sipas zyrtarëve izraelite, ka të paktën 4 bataljone në Rafah. “Është e qartë se aktiviteti intensiv në këtë qytet e dikton  që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit”, theksohet në deklaratë. Në fillim të kësaj jave, Netanyahu pati insistuar që “ trupat të bëhen gati për operacionin në Rafah duke profetizuar madje se “fitorja totale” e Izraelit mbi Hamasin është vetëm disa muaj larg.

Ai i bëri komentet teksa hodhi poshtë kushtet e fundit të propozuara të armëpushimit të Hamasit. Njerëzit që jetojnë në veriun e izoluar të Gazës sakaq i thanë BBC-së se fëmijët atje po mbeten pa ushqim për ditë të tëra, pasi autokolonave të ndihmave, gjithmonë e më shumë po u mohohet leja për të hyrë në territor. Disa banorë madje kanë nisur ta shtojnë miellin me ushqim kafshësh për të mbijetuar, por edhe rezervat e atyre drithërave tani sa vjen, e po pakësohen, thonë ata.

egjipt izraek tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.