Gjykata e Posaçme kalon për gjykim për akuzën e “korrupsionit” Ilir Nishanin, vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani. Ai dyshohet të ketë marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Bashkë me të kaluan në gjykim po për korrupsion dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjencie, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi.
Sipas SPAK, në vitin 2020 tre zyrtarët e Mjedisit kanë marrë një rryshfet prej 30 mijë lekë nga dy mjekët Balloma e Boçi në këmbim të mos gjobitjes për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të Mjedisit nisi pas kallëzimit të mjekëve, të cilët përfunduan të pandehur në të njëjtën dosje më pas.