Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

FOTO/ Rama: Impianti i ri i ujërave të ndotur në Burrel do zgjidhë gangrenën e vjetër mjedisore

12:30 / February 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiantin e trajtimit të tyre. Projekti përfshin qytetin e Burrelit dhe zonat periferike të tij duke i dhënë zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë. Projekti parashikon shtrimin e rreth 24 kilometrave linjë të kanalizimeve, 300 puseta për disiplinimin e ujërave të ndotura dhe shtrimin e rrjeteve sekondare dhe terciale.

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga inspektimi në terren i punimeve të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e AKUK, Klevis Jahaj dhe kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

“Vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel, një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore, nga i cili përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Aktualisht zona periferike e Burrelit dhe fshati Muzhak largimin e ujërave të ndotura e bën ndërmjet gropave septike, të ndërtuara jashtë kushteve teknike, ndërsa pjesa tjetër përmes kanaleve të hapura të cilat paraqesin një rrezik të vazhdueshëm. Me investimin që po bëhet kjo problematikë merr zgjidhje.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit pas takimit me Ramën: Mik i palëkundur i Izraelit…

19:49 / October 12, 2026

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

19:31 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.