Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Luftë me Putinin? Tre vende të NATO-s do të ndërtojnë bunkerë përgjatë kufirit me Rusinë

13:06 / February 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
64feb72fb81ba64feb72fb81bb169441463964feb72fb81b664feb72fb81b8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

60 milionë euro do të shpenzojnë Letonia, Lituania dhe Estonia për t’u përforcuar përkundrejt “ariut rus” që mbetet një kërcënim konstant për sigurinë e tyre që nisja e ofensivës ushtarake në Ukrainë. Tre vendet baltike, pjesë e BE-së dhe NATO-s, do të investojnë në ngritjen e bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë, ndërkohë që Putin dhe Brukseli në deklarata me tone të larta paralajmërojnë se do të rrisin rezervat e tyre të armëve për të qenë gati për luftë.

“Projekti, i cili do të kushtojë afërsisht 60 milionë euro, siguron gatishmërinë për të luftuar armikun që në momentin e parë”, thonë zyrtarët e NATO-s sipas gazetës “The Sun”. Si pasojë e masakrës pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë, ministrat e mbrojtjes të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë ranë dakord të merrnin masa që të mos kishin të njëjtin fat.

Tre vendet baltike do të ndërtojnë një “rrjet të gjerë fortifikues” përgjatë kufirit me Rusinë për të parandaluar pushtimin e Putinit, ndërsa ekziston frika se do të shpërthejë një Luftë e III Botërore.

Ndërtimi i strehimoreve do të nisë fillimisht në Estoni, me ministren e Mbrojtjes së vendit, Susan Lilleveli qëka sqaruar se përparësia përfundimtare është të sigurohet gatishmëria “për të luftuar armikun që në momentin e parë”. Estonia, sipas “The Sun”, planifikon të ndërtojë 600 bunkerë rreth pikave të kalimit kufitar të Narvës në veri dhe Voru në jug të vendit.

estonia Letonia Lituania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.