Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

”Policët ngacmojnë dhe bullizojnë vajzat që denoncojnë”, avokati: Edhe klientja ime kreu vetëvrasje

11:33 / February 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 13 113247
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Arben Llangozi, flet për një rast personal ku klientja e tij ka marrë vendimin e rëndë (vetëvrasje) për shkak të përndjekjes dhe shpërndarjes së fotove intime nga nga një person.

Referuar rastit më të fundit ku një 27-vjeçare i dha fund jetës pasi në Tik Tok iu shpërnda një foto intime, Llangozi tha se rasti që ai ka pasur ka qenë edhe më i rëndë. Sipas avokatit vajzat nëse dua të denoncojnë një rast të përndjekjes ose duan të tregojnë për një problem, në polici jo vetëm që nuk ndihmohen por edhe bullizohen e ngacmohen nga uniformat blu.

”Nëse Policia dhe Prokuroria do të merrnin masa ekstreme për këto raste mendoj që nuk do të ishte aq problem Tik Tok-u. Vetë toleranca dhe që njerëzit nuk shkojnë të denoncojnë se nuk kanë besim tek institucionet sjell pasoja të tilla. Unë si avokat kam pasur edhe një rast të tillë si i kësaj vajze (27-vjeçares që i dha fund jetës), përfundoi me fatalitet. Në Prokurorinë e Beratit u vendos të mos nisej procedimi penal, ku niveli i përndjekjes ishte shumë më i lartë se ky rast. Ai kishte hapur rrjete sociale në emrin e saj, shpërndante foto intime, etje. Pavarësisht se tregohej se ishte një përndjekje, prokuroria nuk mori masa”, tha avokati.

Në lidhje me këtë situatë foli edhe avokati Kujtim Ibra, i cili u shpreh se Tik Tok-u në Shqipëri duhet të ishte mbyllur me kohë, për shkak të rasteve të vazhdueshme të kërcënimeve dhe problematikave të tjera.

”Tik Tok-u për mendimin tim duhet të ishte i mbyllur me kohë në Shqipëri, pasi në 80% të rasteve përdoret për shantazh gjobëvënie bullizim deri në shkaktimin e rasteve të vetëvrasjes. Nuk është se në Tik Tok marrim ndonjë kulturë të nevojshme, përjashto fjalorin denigrues dhe fyes, deri në nxjerrjen e fotove, siç është rasti i fundit i Kamzës. Kemi edhe raste të tjera ku në Tik Tok një fyerje ose situatat tjetër ka degraduar deri në përplasje me armë“, u shpreh ai.

Arben Llangozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.