Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vizita e Blinken, ministrja Spiropali: Shqipëria është partneri më i besuar i SHBA-ve në rajon

13:20 / February 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elisa spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehet se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri tregon se vendi ynë është partneri më i besuar i SHBA-ve në këtë rajon. ”Sekretari Blinken zgjedh pikërisht Tiranën dhe Shqipërinë për ta vizituar si partnerin më të besuar të SHBA-vë ne këtë rajon, që ka dëshmuar, që jo vetëm konsumon siguri, por dhe ofron siguri në të gjitha forumet ndërkombëtare, ashtu si edhe në NATO, edhe në aleancën tonë të madhe euro-atlantike”, tha Spiropali në një intervistë televizive.

Për axhendën e vizitës Blinken në Shqipëri dhe takimin e tij me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Spiropali shpreh se, “di që do ketë vizita me kryeministrin dhe ndoshta autoritete të tjera, nuk di të them, por nuk e shoh as të çuditshme në fakt, sepse reforma në drejtësi ka qenë e mbështetur edhe nga kjo qeveri, nga kjo shumicë, nga PS, por edhe nga partnerët tanë, pa të cilët ne nuk do të kishim mundur që ta çonim në fund dhe ta materializonim vizionin tonë dhe përpjekjen tonë, si në parlament ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve të reja, të cilat po dëshmojnë ditë pas dite se po dinë dhe po duan ta kryejnë detyrën e tyre”.

Spiropali u shpreh se Shqipëria është një partner i SHBA, në të gjitha pikëpamjet. “Edhe pse ne jemi një vend më i vogël, kemi dëshmuar se dimë që të mbajmë peshën tonë, të ndihmojmë aleatët tanë, t’i gjendemi vendeve si Ukraina, apo krizës në Afganistan me mbajtjen dhe mikpritjen këtu të afganëve, ashtu siç dimë që edhe së bashku me partnerët tanë dhe me SHBA-të, të ndërtojmë institucionet tona që janë guri i themelit dhe janë garancia që të gjitha punët e tjera të mira të Shqipërisë dhe të gjitha reformat të mos kthehen mbrapsht”, u shpreh Spiropali për ”Euronews Albania”.

Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.