Pas sulmit kibernetik ndaj INSTAT më 1 shkurt, autoritetet thonë se fshihet grupi Homeland Justive, i sponsorizuar nga shteti iranian.
Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, thotë se virusi preku 40 kompjuterë dhe fshiu materiale në 6 prej tyre.
Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, thotë se për neutralizimin e sulmit dhe identifikimin e tyre u bashkëpunua edhe me aleatët ndërkombëtarë, pasi janë identifikuar edhe tentativa sulmesh kibernetike në infrastruktura kritike të vendit.
INSTAT thotë se nuk janë prekur të dhënat e CENSIT, pasi nuk janë të hedhura në servera.
INSTAT sqaron po ashtu, se janë prekur vetëm sistemet operative dhe çdo e dhënë është rikuperuar.
