Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me bashkinë e Elbasanit, Manastirliu: Shërbime me tarifa të reduktuara

13:26 / February 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 02 14 at 12.15.39 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Bashkisë së Korçës, Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan marrëveshjen për Kartën e Studentit edhe me bashkinë e Elbasanit. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri dhe rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Skënder Topi. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të më shumë mundësive për studentët e Universitetit të Elbasanit, për të pasur qasje me tarifa të reduktuara ose falas në shërbimet publike, ato social-kulturore por edhe private.

“Ajo çfarë një student kërkon, përpos qëllimit primar për të studiuar në një degë të caktuar në Universitet, kërkon të ketë edhe disa lehtësira. Jo gjithmonë jeta universitare është e lehtë, jo të gjitha familjet kanë mundësi që të mbështesin 100% me të gjitha ato që një student kërkon, duke nisur nga shërbimet e rekreacionit, duke vijuar te shërbimet e transportit, duke vazhduar më pas tek ato aktivitete sportive që një i ri duhet t’i ketë për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e tij.

Karta e Studentit është një mundësi, e cila do të mund të garantojë që disa nga këto shërbime të merren falas, disa nga këto shërbime të merren nëpërmjet tarifave tërësisht simbolike. Dhe ajo që do të prodhojë Karta e Studentit më shumë se çdo gjë është ndenja e përkatësisë. Pra një student që vjen edhe nga jashtë bashkisë së Elbasanit, si p.sh. nga Bashkia e Cërrikut apo nga Bashkia e Gramshit etj., duhet ta ndjejë që ai i përket vendit ku studion”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka në prioritetet e saj dhe rivitalizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës arsimore, si dhe në ofrimin e bursave dhe programeve të tjera mbështetëse për studentët.

“Janë rreth 50 mijë studentë të cilët mbështeten nga qeveria shqiptare përmes tarifave të reduktuara, subvencionimin e tarifave apo bursave për studentët. Në Universitetin e Elbasanit janë mbi 40% e studentëve që mbështeten. Këtë vit kemi mbështetur 350 studentë me bursa sa paga minimale në të gjithë universitetet e vendit, studentë të ekselencës por edhe ata të degëve prioritare, me qëllim për t’i motivuar për t’i mbështetur që të punojnë pas përfundimit të studimeve në institucionet tona”, tha Manastirliu. Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Skënder Topi e cilësoi këtë iniciativë si një rritje të cilësisë për të ardhmen e studentëve në të gjitha degët e universitetit.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.