Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lutfi Dervishi / Zgjedhjet: e mira, e keqja, e shëmtuara!

12:13 / May 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lutfi dervishi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku njerëzit përveç votimit edhe zgjedhin. Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku votuesit e mirëinformuar vendosin t’i besojnë drejtimin e qytetit, kandidatit që mendojnë se do të sjellë ndryshim, se do të shërbejë, se do ta bëj qytetin më të bukur dhe më të begatë. Zgjedhjet e mira, janë zgjedhjet ku media raporton në mënyrë profesionale, ku gazetarët janë prezent dhe nuk mjaftohen vetëm me: ai tha, ai theksoi, ai nënvizoi, ai përsëriti, ai shtoi, ai… zgjedhjet e mira janë kur raporti është i saktë, i plotë, ka këndvështrimin e njerëzve dhe të palës tjetër. Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku ka transparencë, ku shpenzimet në sheshe e në ekrane janë të kursyera dhe jo stratosferike. Zgjedhjet mira janë ato zgjedhje ku nuk ka incidente dhe ku humbësi uron fituesin dhe përgatitet për betejën e radhës. Zgjedhjet e mira duken larg.

Zgjedhjet e këqija, janë zgjedhjet ku nuk ka alternativë. Zgjedhje ku ka votim, por jo zgjedhje. Një pjesë e mirë e votuesve shqiptarë e ka përjetuar kohën ku fituesi dilte me 99% të vota dhe pjesëmarrja mbi 90% në votim raportohej pa u hapur qendra e votimit. Zgjedhjet e këqija janë zgjedhjet ku votuesi nuk dëgjon asnjë program, por dëgjon vetëm përralla të tipit ulje taksash, tarifash dhe rritje të investimeve. Zgjedhjet e këqia janë kur ti nuk nuk zgjedh vetë, por të tjerët zgjedhin përr ty, ca më keq, kur ti nuk voton vetë, por të tjerët votojnë për ty. Zgjedhjet e këqija janë zgjedhjet ku nuk ka opozitë. Zgjedhjet e këqija i kemi në prag.

Zgjedhje të shëmtuara është situata që nuk ka zgjedhje fare.

Tani mbetet të zgjedhim mes të mirës, të keqes dhe të shëmturës!

Lutfi Dervishi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.