Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çështja ”Beleri”, debat mes Ramës dhe zyrtarit grek! Kryeministri: Po e bëni Shqipërinë të duket si Siberia

13:50 / February 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çështja ”Beleri” ka përplasur sërish kryeministrin Edi Rama dhe Sakis Ioannidis, përfaqësuesin e Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë Sakis Ioannidis, por këtë herë në Bruksel.

Sakis Ioannidis ka pretenduar se Fredi Beleri duhet të betohet si kryetar bashkie, ndërsa nga ana e tij kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke theksuar se Greqia duhet të mësojë të respektojë drejtësinë në vendin e tyre dhe në çdo vend të Bashkimit Europian. Rama thekson se kjo është një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin.

”Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?

Jam i detyruar të reagoj ndaj ndërhyrjes nga kolegu grek, i cili e bëri Shqipërinë të dukej si të ishte Siberia dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor e i përgjakshëm vetëm sepse është shtetas grek. Kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.

Më duhet të përgjigjen shumë thjeshtë. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?”,-tha Rama.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.