Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

15-vjeçarja e shantazhuar, ministri Balla: Qytetarët të mos hezitojnë për të denoncuar

14:12 / February 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla 1068x712 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me rastin e 15 vjeçares në Tiranë e cila ishte shantazhuar prej kohësh nga 27 vjeçari Benard Çullhaj. Sipas ministrit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjencitë partnere po punojnë për të parandaluar raste të tilla, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë për të denoncuar.

“Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje.

Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti. Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë.

Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncur dhe jo të bini pre e shantazhit! Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe”, thuhet në reagimin e Ballës.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik

12:54 / October 12, 2026

E rëndë në Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, ashensori pëson shkëputje, vdes i mituri

10:30 / October 12, 2026

Në kërkim që prej vitit 2001, arrestohet në Nju-Jork Valentin Ftoni.

19:24 / October 11, 2026

U arrestuan pasi goditën me vezë makinën e Ramës, lirohet Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

12:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.