Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ushtria amerikane kryen sulme ndaj objekteve të grupit Houthi

20:59 / February 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 230 732x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kryen pesë sulme në zonat e Jemenit të kontrolluara nga grupi Houthi që mbështetet nga Irani, tha të dielën Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Komanda tha se goditi të shtunën për vetëmbrojtje tre raketa, një nëndetëse pa pilot dhe një anije pa pilot të shtunën.

“Është hera e parë që vërehet përdorimi nga grupi Houthi i një nëndetëseje pa pilot, që kur filluan sulme më 23 tetor”, tha CENTCOM në një postim në platformën X.

Komanda Qendrore tha se kishte arritur në përfundimin se raketat dhe anijet përbënin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare.

Sulmet e grupit Houthi në zonën e Detit të Kuq janë një nga treguesit e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit pas sulmit vdekjeprurës të grupit militant palestinez ndaj Izraelit në 7 tetor.

Militantët Houthi, që kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit, thonë se sulmet e tyre janë në solidaritet me palestinezët ndërsa Izraeli godet Gazën.
Por SHBA dhe aleatët e saj thonë se ata sulmojnë pa dallim dhe i konsiderojnë si kërcënim për tregtinë globale. Përballë dhunës në rritje në Detin e Kuq, linjat kryesore të anijeve e kanë shmangur përdorimin e kësaj rruge kritike tregtare, duke ndërmarrë udhëtime më të gjata rreth Afrikës.

Një gjë e tillë ka rritur kostot, duke rritur shqetësimet për një inflacion global, dhe duke privuar Egjiptin nga të ardhura kritike nga transporti në Kanalin e Suezit në Detin e Kuq./VOA

Houth SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.