Në peticion nënvizohet fakti se niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante, konkretisht për gjuhën shqipe.
Sipas dokumenti, për studiuesit disa studio televizive, janë kthyer në platforma, ku individë të papërgatitur, nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë apo nëna e të gjitha gjuhëve… për intelektualët këto janë formulime që nuk kanë asgjë shkencore dhe kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.
‘Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.- thuhet në peticion.
