Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“40 vjeç fillon jeta”/Rilinda: Ish-burrit i mungonin festat, i dukej se ishte martuar i ri

22:05 / February 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9505
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rilinda është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga nëna e saj, Idajetja e cila i kërkon 15 mijë eurot që i ka borxh ish-burri i saj. Gjatë diskutimit të çështjes në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, u shpjegua se ish-çifti i ka marrë 30 mijë euro prindërve. Pas divorcit i cili ka ndodhur në Suedi aty ku edhe jetojnë prej 33 vitesh, pasuria dhe borxhet janë ndarë mes ish-çiftit.

Rilinda thotë se ajo nuk donte të ndahej nga ish-bashkëshorti për hir të 4 fëmijëve. Ata ishin njohur me shkuesi por kishin pasur gjithnjë probleme. Në maj 2020, pasi shlyen një borxh prej 10 mijë eurosh, vetëm një muaj më vonë ai i kërkoi divorcin.

Ardit Gjebrea: Ti nuk doje të ndaheshe?

Rilinda: Unë nuk doja të ndahesha për hir të fëmijëve. Fëmijët mbesin as këtej, as andej. Pastaj m’u lut, më erdhi në zyrë tre herë, donte të bashkohej, “nuk ishte siç e mendova”, tha. Në Suedi ne 3 muaj ndenjëm bashkë te e njëjta shtëpi, 3 muaj.

Ardit Gjebrea: Pas divorcit?

Rilinda: Pasi u divorcuam.

Ardit Gjebrea: Po pra, ai kërkoi që të divorcoheni dhe pastaj ai kërkoi këtë gjë, ju 3 muaj ndenjët bashkë.

Rilinda: 3 muaj ndenji derisa gjeti banesën, por akoma fluturonte nëpër ‘party’, i mungonte ajo pjesa që…

Ardit Gjebrea: Liria.

Rilinda: Po. I thashë do bëhesh pishman, do vish të më kërkosh, “jo nuk bëhem”. Më erdhi 3 herë në zyrë, “nuk ishte siç e mendova unë”, tha, mirëpo unë e kisha vendosur që më jo. S’ishte hera e parë. U bë shumë herë.

Rilinda thotë se madje ai kërkonte që të kishte një grua tjetër.

Ardit Gjebrea: Pse donte një tjetër ai? 

Rilinda: Kërkonte jo tjetër, por ai donte ‘party’-t që i mungonin, ishte martuar shumë i ri. Edhe unë isha  17 vjeç e gjysmë kur u fejva, 18 vjeçe e gjysmë kur u martova.

Ardit Gjebrea: Sa vite diferencë kishit ju?

Rilinda: 3 vjet. Ishim mirë por ai kishte arritur të bënte më shumë gjëra se unë, si meshkujt që jetojnë këtej. Unë jam rritur në Suedi, ne më ndryshe pak andej.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç u martuat ju?

Rilinda: 19 vjeçe isha unë, ish-burri ishte 23, pa bërë 23.

Ardit Gjebrea: Ishte 22-23 dhe iu duk që meqenëse nuk kishte bërë atë jetën si me thënë deri në 30 vjeç, dëshironte ta bënte.

Rilinda: Filloi t’i mungonte sa po i afrohej 40-ës. Unë i thosha  fëmijët more i kemi gati për t’i martuar, 16 vjeç do bënte djali i madh.

Ardit Gjebrea: Kanë një shprehje italianët, kur bëhesh 40 vjeç fillon jeta.

Rilinda: Edhe në Suedi ashtu.

Nëna e Rilindës, Idajetja shton se kur e mori vesh se kërkonte të divorcohej, e grisi letrën. Menjëherë ish-dhëndri, Armendi nisi të reagonte dhe ta cilësonte si pengesë që ai të gjente një tjetër dhe të fillonte jetën e tij, por pas disa javësh kuptoi të kundërtën edhe pse tashmë ishte tepër vonë.

Ardit Gjebrea: Për sa muaj e provoi ai që 40 vjeç fillon jeta dhe pastaj u kthye tek ti?

Rilinda: Sa doli, sa u largua nga shtëpia, 3 muaj ndenjëm bshkë në të njëjtën shtëpi, sa u largua nga shtëpia, nuk shkoi as 2-3 javë më erdhi në zyrë tre herë, menjëherë e kuptoi që…

Ardit Gjebrea: Nuk fillonte jeta 40 vjeç.

Rilinda: As teshat nuk dinte t’i vinte në makinën larëse, “a do vinte të më tregosh si lahen teshat?”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.