Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u takua sot me demokratë në Vaun e Dejës, ku dha disa mesazhe të rëndësishme për protestën kombëtare të 11 Majit në Tiranë, për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për alternativën e PD.
“Nga vendosmëria juaj, nga qendresa juaj, nga forca juaj, nga kurajo juaj varet sesi do të përfundojë kjo betejë. Në këto javë që vijnë, duke nisur nga 11 maji, do të varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme të Shqipërisë”,- tha ai.
“100 milionë euro në vit, aq jep Maqedonia, as jep Kosova. Ju jap fjalën para Zotit, asnjë cent më pak nuk do të japë Shqipëria për fermerët e saj me qeverisjen e Partisë Demokratike”,- premtoi Basha ndër të tjera.
Pavarësisht se tha që pa opozitën s’do ketë zgjedhje, kryedemokrati Basha u shpreh se demokratët nuk e lëshojnë Bashkinë e Vaut të Dejës. “Ju them sot në emrin tuaj e në emrin tim, as mos e çoni në mend Bashkinë e Vaut të Dejës. Fitore”.
