Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Nuk dalim në shesh për inat”, Agron Gjekmarkaj për protestën e 20 shkurtit: PD-ja do të ringrihet

09:22 / February 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, thotë se protesta e nesërme 20 shkurt, do të jetë një ringritje për Partinë Demokratike. Për të s’ka më të ndërmjetme dhe duhet vendosur ose me opozitën e me të ardhmen evropiane, ose me qeverinë dhe të shkuarën tranzitive që na le peng. “Protesta nuk fillon vetëm për ti treguar Edi Ramës vendin politik që meriton, cinike ta thuash por e vërtetë, ne do jemi aty edhe për ti dhënë atij vetë, mbështetësve të tij një Shqipëri më të mirë nga kjo që kemi sot”, thekson deputeti demokrat, në një shkrim të gjatë publikuar në Facebook.

Shkrimi i plotë

Memoria e shkurtër është gjithmonë e rrezikshme. Partia Demokratike nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli shqiptarve lirinë, pluralizmin, aleancën me perëndimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, pëpjekjet për shtet ligjor, lëvizjen e lirë pa viza, procesin e integrimit, NATO-n dhe veprat e mëdha infrastrukturore në 13 vite që ajo qeverisi.

PD në dhjetor 1990 emancipoi bashkohësinë shqiptare. Sot duke tejkaluar ndasitë, me debatin e fortë simbol i një kohë që lamë pas realizoi bashkimin që dukej i pamundur. Vullnetet e lira me dashuri për këtë vënd, me përkushtim ndaj PD, këij aseti kombëtar,të pamundurën e bënë të mundur kësaj here duke emancipuar vetveten dhe krijuar modelin e ringritjes.

PD lindi në Dhjetor nga protestat e studentëve, ajo ringrihet në Shkurt 2024 nga protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në votë e lirë, në dëshirën për ndryshim, në traditëm për të jetuar në trojet e veta i pa vjedhur, i pa shantazhuar, peng i keqeverisjes, korrupsionit, skandaleve me inceneratorë e jo vetëm, banalitetit, arrogancës, patronazhimit, dhunimit të opozites duke mohuar Kushtetutën. PD po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqërisë. Politika shqiptare është ënde larg aspiratave të opinionit publik. Asaj i duhen njerëz të lirë, elitat dhe profesionistët e vet dhe jo rrobotë si garanci për alternativat dhe gjykimin kritik.

PD në vigjilje 20 Shkurtit është një parti që ecen, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen, po kaq ëndrra e tyre për tu qeverisur ndershmërisht e me standade demokratike. Protesta e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptaret. PD u dëshmon atyre që Opozita doli nga rrethimi. Ajo është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen”, duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqiperinë qytetarëve të saj. Ne do ja heqim një kastë që e ka shtrënguar me thonjtë e vet.

Në emër të femijve tanë që i duam këtu kur të rriten dhe jo kantidat për emigrantë! Në emer të një ëndrre që nuk po e shohim të bëhet realitet, një vije horizonti që largohet sa herë i afrohemi, të asaj, të busullës “ Shqipërinë si gjithë Europa” ta shndërrojmë protestën në Institucion të epërm të një Shqipërie që nuk ka më Kushtetutë e Parlament. Sot nuk ka më ndërmjet!!

O me Opoziten e me të ardhmen europiane o me Qeverinë e të shkuarën tranzitive që na le peng. Indiferenca punon kundër Shqipërisë. Protesta nuk fillon vetëm për ti treguar Edi Rames vendin politik që meriton, cinike ta thuash por e vërtetë, ne do jemi aty edhe për ti dhënë atij vetë, mbështetësve të tij një Shqiperi më të mirë nga kjo që kemi sot. Ne nuk dalim në shesh për inat, as të udhehequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerzor,nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë kaq të rrezikuara sot. Ne e duam Shqipërinë demokraci dhe jo autokraci.

Agron Gjekmarkaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.