Mashtrime i ka cilësuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për “Studio Live” në Report TV akuzat e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Përgjigjia e Veliajt
Unë nuk kam asnjë problem me akuzat. Unë jetoj një jetë që është si libër i hapur në sy të të gjithëve. Edhe kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Edhe në momentin që Tirana nuk pastrohet, nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kështu që të komentoj dikë që i ikën drejtësisë, i ikën përgjegjësisë dhe pastaj shpif, nuk besoj që meriton koment.
