Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Shantazhet online po marrin jetë/ Fëmijët, adoleshentët, vajzat dhe gratë janë më të pambrojturat

20:09 / February 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të krijuara si mjete komunikimi e argëtimi, sot rrjetet sociale po përdoren si mjete shantazhimi.

Për shkak të gjuhës së urrejtës, kërcënimeve e denigrimit, me të cilat përballen në platformat online, vajza e gra, i kanë dhënë fund jetës.

“Fatkeqësisht në Shqipëri po ndodh që shumica e rrjeteve sociale po përdoren si mekanizma në duar te njerëzve që duan të shantazhojnë për të arritur qëllimet e tyre dhe kemi parë pedofil për të rekrutuar fëmijët, kemi parë shantazhe financiare dhe me gjithë këto problematika që po ndodhin fatkeqësisht dhe me humbje jete, po krijohet një ambient toksik digjital. Të gjitha agjencitë duhet të bëjnë një monitorim përsa i takon mënyrës dhe çdo lloj materiali i cili ngarkohet në mediat sociale”-shprehet Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve social.

Fëmijët, adoleshentët, vajzat e gratë janë ato që janë më të pambrojturit nga shantazhimi online. Nevojiten ndryshime ligjore, në mënyrë që dhunuesit apo abuzuesit që ndodhen pas kërcënimeve, të ndëshkohen.

“Shqipëria ka një problem shumë të madh sa i takon hendekut ligjor për çështjet e mbrojtjes që i sigurohet të gjithë përdoruesve në ambientin digjital. Duhet të bëhen me patjetër ndryshime ligjore duke filluar që nga mënyra e përdorimit për fyerjet dhe shantazhet e denigirimin. Shpeshherë kanë ndodhur raste që personat që kanë shantazhuar vajzat dhe gratë ja kanë hedhur pa asnjë problem në aspektin ligjor”.

Rrjetet sociale janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo moshë. Ndaj është kritike në këtë situatë me të cilën po përballet shoqëria jonë, që fëmijëve tu mësohet se si të qëndrojnë të sigurt gjatë përdorimit të platformave online.

“Duhet që të futen në kurrikulat e shkollës, në kapituj të caktuar, për të edukuar nxënësit për të përdorur sot mjedisin digjital, si të qëndrojmë shëndetshëm në mjedisin digjital në hapësirën tonë kibernetike”.

Për të pasur sa më pak viktima të ekspozuar ndaj kërcënimeve, shantazheve, e fyerjeve online duhet që të ketë një kontroll të postimeve që bëhen në gjuhen shqip, në mënyrë që të bllokohen materialet e dhunshme që shpërndahen lehtësisht në rrjetet sociale.

femijet online shantazhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.