Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

20 vite partneritet mes UNDP dhe BE-së, shumë projekte në proces për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Shqipëri

09:18 / February 20, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.36
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) njofton se këtë vit shënojnë dy dekada bashkëpunimi mes UNDP dhe Bashkimit Evropian. Këto janë 20 vite “Partneritet për Progres”, të cilat kanë bashkuar UNDP-në dhe BE-në në vlera dhe në një vizion të përbashkët për një botë më të mirë – për të mbrojtur paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin, duke hedhur themelet për një të ardhme më të mirë.

Në këtë drejtim, UNDP Albania liston një sërë programesh e projektesh të rëndësishme, të cilat po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Një prej tyre është Programi “EU4Schools” (“BE për Shkollat”), i cili po rindërton apo riparon 63 objekte arsimore të prekura nga tërmeti i vitit 2019-të që goditi Shqipërinë. Duke zbatuar parimet e “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, 52 objekte arsimore kanë përfunduar tashmë duke mirëpritur 15.000 nxënës dhe fëmijë në objektet moderne.

“ReLOad” është një tjetër program që synon fuqizimin e Demokracisë Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare: “Që nga viti 2017-të, ne kemi ndihmuar në ndërtimin e institucioneve transparente dhe nxitjen e qeverisjes së mirë për një të nesërme më të mirë. “ReLOaD” luan një rol esencial për bashkëpunimin ndërmjet qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile për promovimin e vlerave të BE-së, si edhe duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Së bashku, ne kemi angazhuar të rinj të pasionuar, për të promovuar barazinë gjinore, qëndrueshmërinë mjedisore dhe përfshirjen sociale. Duke njohur rolin jetik të të rinjve në nxitjen e progresit, “ReLOaD” ka ofruar mundësi të paçmueshme për aktivizëm rinor, lidership dhe angazhim domethënës në vendimmarrjen lokale.” – cilëson UNDP Albania.

Ndërkohë, Projekti “STAR” po punon për ndërtimin e institucioneve transparente, përmirësimin e eficencës dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët, nxitjen e qeverisjes së mirë në nivel vendor, si dhe forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore për avancimin e Agjendës së Decentralizimit. Kësisoj, duke kontribuar drejtpërdrejt ndaj qeverisjes efektive, si një gurthemel i rëndësishëm që drejton përpjekjet e partneritetit UNDP-BE për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe duke u përafruar me parimet e integrimit në BE.

Nëpërmjet projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”, bashkëpunimi UNDP-BE po përmirëson të drejtat e romëve, egjiptianëve dhe të kthyerve të tjerë vulnerabël në Ballkanin Perëndimor, duke adresuar çështje si mungesa e punësimit, punët me pagë të ulët dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore cilësore, duke reduktuar migrimin e jashtëm dhe duke nxitur bashkëpunimin lokal.

Viti 2024 shënon partneritetin mbi 20 vjeçar të UNDP-së me Bashkimin Evropian. Për më shumë se 20 vjet, UNDP-ja ka bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug.

WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.38
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.37 6
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.37 5
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.37 4
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.37 3
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.37 2
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.37 1
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.37
WhatsApp Image 2024 02 20 at 09.16.36

UNDP Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.