Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U përjashtuan nga Kuvendi, dy deputetet e PD-së ankimojnë vendimin: Të shfuqizohet, është antikushtetues

11:37 / February 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 21 113643
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy deputetet e PD së Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Elda Hoti ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Etikës që i përjashtoi për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë. Në ankimimin drejtuar Byrosë së Kuvendit, ligjvënëset demokrate theksojne se ky vendim është antikushtetues dhe akt i rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

“Mbledhja e Sekretariatit është mbajtur on-line, në shkelje të Rregullores së Kuvendit e cila në asnjë rast nuk parashikon që mbledhjet e këtij Sekretariati, mund të mblidhen on-line. Pretendimet e shtatë deputetëve (4 prej tyre zonja deputete) në adresë të dy zonjave Deputete për “shkelje”, janë të pabazuara, tendencioze, të përgjithshme dhe të paindividualizuara sa duhet, si dhe mbi të gjitha, veprimet që atribuohen sipas kërkuesve nga dy zonjat deputete objekt i procedimit dhe/apo aktet e tyre nuk parashikohen në Rregulloren e Kuvendi si shkelje”, theksohen në dokument.

Albana Vokshi dhe Elda Hoti pretendojnë edhe se kanë protestuar paqësisht dhe qetësisht, duke qëndruar në këmbë me pankarta në duar. “Kjo provohet lehtësisht. mjafton që Sekretariati të kishte administruar procesverbalet e seancës së 15 shkurtit dhe materialet video të saj. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse urdhëri për dënimin e dy deputeteve ka qenë politik dhe i paracaktuar. Përsa i përket pajisjeve zhurmuese, tërheqim vëmendjen tuaj se sipas Rregullores së Kuvendit (varianti i fundit), sanksionohet me masa disiplinore përdorimi i materialeve piroteknike, por në asnjë rresht të Rregullores nuk parashikohet ndalimi i mjeteve zhurmuese”, shprehen deputetet.

Ndaj dhe sot në orën 13:00, Byroja e Kuvendit do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga deputetet e PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Albana Vokshi Elda Hoti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.