Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Me 2 shtëpi bari në Skoci me vlerë 300 mijë paund, dënohet me 8 vite burg shqiptari

18:49 / February 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9571
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar në Skoci është dënuar me tetë vite burg, pasi u shpall fajtor për krijimin dhe drejtimin e dy shtëpive bari në këtë shtet.

52-vjeçari Ilir Kasa menaxhonte dhe drejtonte ambientet në Glasgow dhe Harthill, të cilat u gjetën nga oficerët e policisë së Krimit të Organizuar në prill të vitit 2022. Ai konsiderohej një figurë e lartë e e krimit të organizuar për drejtimin e shtëpive të barit në Skoci.

Kur autoritetet hynë për të bastisur vendin e parë, me bazë në një ish-bankë në Great Western Road të Glasgow, ata zbuluan më shumë se 350 bimë kanabisi dhe sisteme të sofistikuara për mbjellje, rritje dhe ujitje.

Një strukturë e ngjashme u gjet në vendndodhjen e dytë në West Main Street të Harthill, që përmbante 150 bimë të tjera. Mediat skoceze shkruajnë se ekspertët vlerësuan se sasia e kanabisit kapte vlerën e 300 mijë paundëve ose stërlinave.

Pas këtij aksioni të policisë, Ilir Kasa u largua nga vendi i ngjarjes, por disa muaj më vonë ai është kthyer në Skoci. Pasi autoritetet e konstatuan se ai gjendej në territoret e vendit të tyre bënë të mundur arrestimin në korrik të vitit 2022.

“Kasa ishte një anëtar i lartë i një grupi të krimit të organizuar përgjegjës për drejtimin e ambienteve të kanabisit në vende në të gjithë Brezin Qendror të Skocisë. Ai i tij ishte një biznes fitimprurës. Bimët që gjetëm do të kishin gjeneruar mijëra paund fitime për grupin e tij kriminal, i cili pa dyshim do të ishte riinvestuar në kriminalitet të mëtejshëm. Duke punuar me partnerët tanë në Policinë e Skocisë përmes Partneritetit të Krimit të Organizuar, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të synuar, prishur dhe çmontuar ato rrjete kriminale që dëmtojnë më shumë komunitetet tona”, deklaroi menaxheri i Operacioneve të Degës së NCA-së, Michael Miller.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit në konferencë me Hoxhën: Izraeli dhe Shqipëria, miqësi më të thellë se diplomacia

13:02 / October 12, 2026

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik

12:54 / October 12, 2026

Qeveria prezanton “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”: 325 oferta me ulje deri në 40% për qytetarët

12:50 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.